Koha e Zakonshme

Rinia

Përvoja e Laurës në Ditët Botërore të Rinisë në Lisbonë

1 minutë lexim

Foto: Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al)

Laura Veizi, nga Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut, tregon ditën e saj të parë në Ditët Botërore të Rinisë në Lisbonë: katekezën e Imzot Gjergj Metës, dëshminë e një të reje për besimin dhe Udhën e Kryqit me Papa Françeskun, bashkë me miliona të rinj nga e gjithë bota.

Ditën e parë në Lisbonë e nisëm me një katekezë të bukur, mbajtur nga Imzot Gjergj Meta, e më pas kemi vazhduar me një dëshmi shumë të bukur, të fortë e të sinqertë të Danielës, në lidhje me besimin e saj.

Ajo na inkuranjon që të vazhdojmë t’i besojmë Zotit edhe kur nuk e shohim apo nuk e ndjejmë.Më pas kemi pasur pak kohë për të njohur njëri-tjetrin nga dioqezat nga të cilat vijmë. Pasdite kemi shkuar në takimin më të rëndësishëm të kësaj dite, Udhën e Kryqit me Papa Françeskun.

Ishte një përvojë bashkimi me Kishën Universale shumë e fortë. Të shikoje miliona të rinj, bashkuar nga gjithë bota për hir të dashurisë ndaj Jezusit, të cilët kanë nga secili një dëshmi takimi unik me Të, është me të vërtetë një përvojë e fortë.

Ndihesh në një ambient natyral, me njerëz të cilët i kemi motra e vëllezër në Krishtin. Gjatë ecjeve, udhëtimit me tren etj, kemi njohur shumë e shumë të rinj nga shumë vende të botës. Faleminderit Zotit oër këto ditë të DBR.

Laura Veizi Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut, Lisbonë 2023.

Burimi: Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al).

Lajme të tjera

Të gjitha lajmet

Rinia

Ditët Rinore Dioqezane në Vlorë

Më 28 dhe 29 nëntor, 167 të rinj nga 14 deri në 25 vjeç, nga të gjitha bashkësitë e Administraturës, u mblodhën…

Jeta e famullive

Fara e Ungjillit, një farë shprese

Dom Gaitano Lleshaj për shërbimin baritor në burgun e Peqinit, bashkë me motrat rregulltare dhe një grup laikësh: Mesha, Rrëfimi, Rruzarja dhe…