Koha e Zakonshme

Rinia

Dita Rinore Dioqezane në Administraturën e Shqipërisë së Jugut

1 minutë lexim

Foto: Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al)

Më 20 nëntor, më shumë se 100 të rinj nga të gjitha famullitë e Administraturës u mblodhën në kishën Shën Pjetri e Shën Pali në Lushnjë për Ditën Botërore të Rinisë.

Ashtu si në të gjitha dioqezat katolike si në Shqipëri dhe në botë, edhe në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut, të shtunë e djeshme (20 nëntor) është kremtuar Dita Botërore e Rinisë që nga ky vit Papa Françesku ka vendosur të kremtohet të Dielën e Krishtit Mbret.

Kështu, në Kishën “Shën Pjetri dhe Shën Pali” në Lushnjë, u mblodhen më shumë se 100 të rinj, prej të gjitha famullive të Administraturës.

Të ndriçuar nga tema “ÇOHU! PO TË BËJ DËSHMITARË TË ASAJ ÇKA PE” të rinjtë kanë jetuar momente të ndryshme (animim, lutje, reflektimi, drama, takimi me dëshmitarët shqiptarë e sotem, vellazerimi dge lojra).

ÇOHU: ishte si refreni që bëri jehonë gjatë gjithë ditës.

ÇOHU: ka qenë ftesa që u drejtua drejt për drejt të rinjve të, nga sot, të marrin një angazhim konkret në famullinë, në zonën baritore, në Administraturen.

ÇOHU, ti që lexon, dhe jeto duke ndërtuar Mbretërinë e Zotit atje ku je.

Burimi: Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al).

Lajme të tjera

Të gjitha lajmet

Rinia

Ditët Rinore Dioqezane në Vlorë

Më 28 dhe 29 nëntor, 167 të rinj nga 14 deri në 25 vjeç, nga të gjitha bashkësitë e Administraturës, u mblodhën…

Jeta e famullive

Fara e Ungjillit, një farë shprese

Dom Gaitano Lleshaj për shërbimin baritor në burgun e Peqinit, bashkë me motrat rregulltare dhe një grup laikësh: Mesha, Rrëfimi, Rruzarja dhe…