Koha e Zakonshme

Njoftime

Dom Gaitano Lleshaj shugurohet meshtar në Lushnjë

2 minuta lexim

Afishja e Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut

Administratura njofton shugurimin meshtarak të dom Gaitano Lleshajt, më 25 tetor 2025 në Lushnjë: i pari shugurim meshtarak dioqezan në historinë e saj.

R.SH. / Vatikan

Me gëzim të madh Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut shpall shugurimin e parë dioqezan meshtarak të diakonit të kësaj Kishe Dioqezane, atë të dom Gaitano Lleshaj, ditën e shtunë me datë 25 tetor në orën 11:00, në famullinë shën Pjetri dhe shën Pali në Lushnje.

Meshtari i ri dom Gaitano Lleshaj do të kremtojë Meshën e parë me datë 26 tetor në orën 09:30 po në këtë Kishë pasi është bir i kësaj famullie. Kështu thuhet në një njoftim botuar përmes rrjetit social FB të Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut.

Në historin e kësaj Kishe vendore, nga themelimi i saj me 11.11.1939 me bullën papnore Inter Regiones, është shugurimi i parë meshtarak dioqezan i Administraturës Apostolike në Jugun e Shqipërisë.

Ecja e gjatë e dom Gaitano Lleshaj drejt urdhërit të shenjtë meshtarak është shenjë e hirit të Zotit, shenjë e një Kishe në ecje dhe nxitje për thirrje të reja në jetën kushtuar Zotit, thuhet akoma në njoftimin e Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut. E falendërojmë Zotin për këtë dhurat të madhe dhe për të gjitha hiret që Zoti na i ka dhënë si Kishës dhe Kombit shqiptar. Ta shoqërojmë dom Gaitano, me mbështetjen e lutjeve tona, në udhën e meshtarisë. Të lutemi që ai si meshtar t’i shërbejë Kishës me zell kudo ndodhet dhe Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut me përkushtim e dashuri.

Ta lusim Zotin për thirrje të reja e të shenjta meshtarake për dioqezën tonë e për të gjitha dioqezat në trojet Shqiptare që të lindin thirrje të reja meshtarake e rregulltare.

Nëna e Këshillit të Mirë dhe hiri i të Lumëve Martirë Shqiptarë na shoqëroftë në ecjen tonë si Kishë dhe falenderojmë Zotin për këtë dhuratë, thuhet në njoftimin e Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut në FB.

Mesha e shugurimit, 25 tetor 2025

Transmetim i drejtpërdrejtë i Radio Maria Albania.

Mesha e parë, 26 tetor 2025

Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit, Lushnjë. Transmetim i drejtpërdrejtë i Radio Maria Albania.

Burimi: Vatican News (vaticannews.va).

Lajme të tjera

Të gjitha lajmet

Jeta e famullive

Fara e Ungjillit, një farë shprese

Dom Gaitano Lleshaj për shërbimin baritor në burgun e Peqinit, bashkë me motrat rregulltare dhe një grup laikësh: Mesha, Rrëfimi, Rruzarja dhe…