Koha e Zakonshme

Jeta e famullive

Berat: bashkësia katolike shtohet me 14 besimtarë

1 minutë lexim

Foto: Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al)

Më 22 maj, të Dielën e VI të Pashkës, 14 katekumenë nga Berati, Kuçova, fshati Novë dhe Poliçani morën Pagëzimin, Krezmimin dhe Kungimin nga Imzot Giovanni Peragine, pas disa vitesh përgatitjeje.

Me 22 maj, në të Dielën e VI të Pashkës, bashkësia katolike në rrethin e Beratit ka pasur hirin nga Zoti për të pranuar në gjirin e vet 14 vëllëzër dhe motra të reja, të cilën pas një ecje disa vjeçare si katekumenë, kanë marrë nga Kisha Sakramentet e Hyrjes në jetën e krishterë: Pagëzimin, Krezmimin dhe Kungimin.

Kremtimi është udhëhequr nga Ipeshkvi i Administraturës Apostolike të Jugut të Shqipërisë, Imzot Giovanni Peragine i cili ka theksuar se me dhuratën e Pagëzimit bëhemi ne të vërtetë bijtë e Zotit dhe shenja e këtij birësimi është paqja që Krishti i ringjallur na ka dhuruar.

Përveç të Pagëzuarve nga Berati dhe Kuçova, për herë të parë bashkësisë katolike i janë shtuar edhe besimtarë nga fshati Novë si edhe nga qyteti i Poliçanit. Tashmë neofitët, do të vazhdojnë pergatitjen e tyre të krishterë duke mësuar disa mistagogji lidhur me Meshën e Shenjtë.

Burimi: Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al).

Lajme të tjera

Të gjitha lajmet

Jeta e famullive

Fara e Ungjillit, një farë shprese

Dom Gaitano Lleshaj për shërbimin baritor në burgun e Peqinit, bashkë me motrat rregulltare dhe një grup laikësh: Mesha, Rrëfimi, Rruzarja dhe…

Jeta e famullive

Një moment hiri dhe besimi

Njëzet e tre katekumenë nga Elbasani, Berati, Korça dhe zona e Devollit, që po përgatiten për Pagëzim, u mblodhën për një ditë…

Jeta e famullive

Shugurimi meshtarak i Dom Paolo Marascos

Në festën e Shën Markut, në famullinë Shën Pjetri e Shën Pali në Lushnjë, diakoni Paolo Marasco nga dioqeza e Riminit u…