Koha e Zakonshme

Rinia

Ditët Rinore Dioqezane në Vlorë

1 minutë lexim

Vlorë · Famullia “Shën Maria e Shën Luigji Gonzaga”

Më 28 dhe 29 nëntor, 167 të rinj nga 14 deri në 25 vjeç, nga të gjitha bashkësitë e Administraturës, u mblodhën në Vlorë për Ditët Rinore Dioqezane.

Më 28 dhe 29 nëntor u zhvilluan dy DITË RINORE DIOQEZANE në Vlorë, me pjesëmarrjen e 167 të rinjve nga mosha 14-25 vjeç të ardhur nga çdo bashkësi e Administraturës, me rastin e kremtimit të Ditës Botërore të Rinisë 2022.

Me mbështetjen e SHOQATËS PELEGRINËT E KRIJIMIT, takimi me temë “KLITHMA E TIJ ARRITI DERI TEK UNË”, u fokusua mbi “ekologjinë integrale” si stil jete që Papa Françesku, në Enciklikën “Laudato si”, kërkon prej njerëzimit dhe sidomos prej të rinjve.

3 hapa formues kanë shoqëruar pjesmarrësit për të medituar mbi temën, në mënyrë që vendimet konkrete që ata do të marrin, t’i zbatojnë në jetën dhe në vendet e përditshme.

-KLITHMAT E NJERËZIMIT (… të shoqërisë) – ARRITI DERI TEK UNË (…Zoti dëgjon, përgjigj dhe dërgon)

-ÇOHU (për të përgjigjur konkretisht dhe personalisht).

Falenderojmë Zotin për entuziazmin e të rinjve dhe Atij ia besojmë ecjen e tyre…!

Burimi: Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al).

Lajme të tjera

Të gjitha lajmet

Jeta e famullive

Fara e Ungjillit, një farë shprese

Dom Gaitano Lleshaj për shërbimin baritor në burgun e Peqinit, bashkë me motrat rregulltare dhe një grup laikësh: Mesha, Rrëfimi, Rruzarja dhe…