Koha e Zakonshme

Meditime

Koha e Ardhjes, heshtja që sjell Hyjnoren

1 minutë lexim

Dom Gaitano Lleshaj na fton ta jetojmë kohën e Ardhjes si ftesë për një jetë të re, të udhëhequr nga shpresa.

R.SH. / Vatikan

Meshtari nga Administratura Apostolike e Jugut, dom Gaitano Lleshaj na ofron një meditim për kohën e Ardhjes, në rrugëtimin tonë drejt kremtimit të Lindjes së Jezu Krishtit. Ndërkohë që bota përgatitet për festë, pohon don Gaitano, koha e Ardhjes na thërret në brendi, atje ku shpërthen zëri i butë: “Ja, Unë po vij.” Krishti nuk vjen në jetë perfekte. Ai vjen në realitetin tonë, në plagët, frikërat, boshllëqet, gabimet, lodhjet, dobësitë. Ai vjen që të bëjë vetë dritë në ne. Të ndjekim meditimin e tij:

Koha e Ardhjes është fillimi. Është ftesa për të jetuar një jetë të re, jo të pushtuar nga frika, por të udhëhequr nga shpresa. Jo të robëruar nga e kaluara, por të hapur ndaj së ardhmes. Jo të mbyllur në vete, por të hapur ndaj Zotit që vjen. Krishti është Zoti që rikrijon gjithçka. Kur Ai hyn në jetë, çdo gjë merr dritë të re.

Meditimin e plotë të Dom Gaitano Lleshajt mund ta dëgjoni në Vatican News.

Burimi: Vatican News (vaticannews.va).

Lajme të tjera

Të gjitha lajmet

Jeta e famullive

Fara e Ungjillit, një farë shprese

Dom Gaitano Lleshaj për shërbimin baritor në burgun e Peqinit, bashkë me motrat rregulltare dhe një grup laikësh: Mesha, Rrëfimi, Rruzarja dhe…